Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143

Testi prej dhjetë sekondash zbulon a bën t’i ngjyrosni flokët: Patjetër bëjeni!

$
0
0

Këtë test mund ta bëni në shtëpi dhe e gjitha që ju nevojitet është uji

Shumë faktorë ndikojnë në rezultatin përfundimtar të ngjyrosjes së flokëve, mirëpo një faktor është kryesor – flokët patjetër duhet të jenë të shëndetshme në mënyrë që pas tretmanit me ngjyrë të duken mirë, transmeton Telegrafi.

Nëse flokët do t’i ngjyrosni në shtëpi, floktarët këshillojnë që më parë të siguroheni në çfarë gjendjeje janë nëpërmjet këtij testi të thjeshtë.

1. Ndani me gishta një tufë flokësh dhe rrafshojini.

2. Në tufë qitni disa pika ujë dhe ndiqni sa kohë nevojitet që pikat të absorbohen.

3. Nëse flokët absorbojnë ujin në më pak se 10 sekonda, atëherë kutikula, d.m.th., shtresa e jashtme e flokëve është shumë e dëmtuar dhe flokët nuk është e mundshme të ngjyrosen.

Nëse pikave u nevojitet kohë më shumë se 10 sekonda që të absorbojnë ujin, atëherë flokët tuaj janë në “formë” të mirë. /Telegrafi/

The post Testi prej dhjetë sekondash zbulon a bën t’i ngjyrosni flokët: Patjetër bëjeni! appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>