Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4186

Kendall Jenner dhe Ariana Grande sjellin një trend të ri manikyri nga i cili mund të frymëzoheni (Foto)

$
0
0

Femrat që e dashurojnë artin e thonjve e dinë sa e vështirë është përzgjedhja e ngjyrave dhe e dizajnit kur shkon te estetja

Para çdo takimi në sallonin e thonjve është normale të bëni një punë kërkimore për të parë trendet e fundit dhe çfarë ju përshtatet.

Ne jemi këtu për t`jua thjeshtuar punën dhe për t’ju njohur me trendin e fundit.

Trendi i këtyre kohëve është printi i lopës, i cili është kthyer në të preferuarin e damave të njohura si Kendall Jenner dhe Ariana Grande.

Kendall Jenner është shprehur për Allure se thonjtë me printin e lopës i dukeshin shumë të lezetshëm dhe se dëshironte t`i provonte patjetër. Ashtu bëri, madje u kujdes ta ndante edhe me ndjekësit e saj.

Edhe Ariana Grande i ka ndarë me të gjithë thonjtë e saj me print lope.

Menjëherë ky trend ka pushtuar rrjetet sociale dhe më poshtë po ju sjellim disa modele nga të cilat mund të frymëzoheni.

The post Kendall Jenner dhe Ariana Grande sjellin një trend të ri manikyri nga i cili mund të frymëzoheni (Foto) appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4186

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>