Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143

Disa mënyra si t’i mbani flokët gërshet si yjet dhe të dukeni gjithë stil (Foto)

$
0
0

Gërsheti është një prej modeleve të flokëve që nuk ikën kurrë nga moda. Mjafton të dini ta bëni e të gjeni modelin që ju shkon dhe do të dukeni gjithë stil pa shumë përpjekje

Gërshetat nuk kërkojnë shumë kohë dhe janë një prej modeleve të flokëve më praktikë për t`u mbajtur në përditshmëri.

Tani që vjen stina e verës gërsheti do t`ju shpëtojë jetën jo vetëm gjatë ditës, por edhe në plazh. Frymëzohuni nga VIP-at dhe modelet e mëposhtme për të gjetur atë që ju përshtatet.

Shay Mitchell

Njëra anë e kaluar pas veshit i shton pamjes një prekje të sofistikuar.

Laura Harrier

Gërsheta të vegjël që duan shumë durim dhe kujdes.

Selena Gomez

Gërshet stil punk, sipas mënyrës së Selena-s.

Camila Cabello

Dy gërsheta ‘french’ dhe balluke!

Ariana Grande

Nëse ju pëlqejnë gërshetat, po nuk ju shkojnë, ky model i Ariana Grande-s do t`ju ndihmojë të dukeni bukur pa hequr dorë nga gërshetat, sado të vegjël janë.

Herizen Guardiola

Për një stil më ‘boho’ mund t`i lini fundet e gërshetave të lirë.

Lilly Singh

Ky model me dy gërsheta kurrizpeshk është perfekti për në plazh për të mos u shqetësuar nëse flokët ju lagen.

Beyonce

Ka nevojë për koment?

Ciara

Një gërshet bishtpeshk i rrëmujshëm – gjithçka që ju duhet këtë verë.

Chrissy Teigen

Gërshet-kurorë!

/Telegrafi/

The post Disa mënyra si t’i mbani flokët gërshet si yjet dhe të dukeni gjithë stil (Foto) appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143