Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4144

Arriti trendi i ri: ‘Balayage’ i kundërt – floktarëve po u shkakton probleme, por ia vlen të provohet

$
0
0

Stilistët dhe floktarët nga qytete të ndryshme të botës po arrijnë që sërish t’i mrekullojnë klientet e veta dhe të tregojnë kreativitetin e tyre

‘Balayage’ është një ndër teknikat më të popullarizuara të nuancimit të flokëve. Në këtë mënyrë arrihet kalimi nga rrënja e errët drejt majave më të ndritshme, transmeton Telegrafi.

Një ndër floktaret më kreative është Jessica Ault, e cila kohë më parë në profilin e vet në Instagram ka publikuar fotografinë e balajazhit të kundërt!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jessica Ault (@jessica.j.hair) on

Floktarja klientes së vet ia ka shndritur flokët pranë rrënjëve, pastaj ka bërë një kalim të lehtë me disa nuanca ngjyrë të gështenjta, për të arritur deri te ngjyra e çokollatës në fundin e flokëve.

Duhet të dihet që ky lloj shkëlqimi është më i vështirë të bëhet se ai klasik, për shkak që ngjyra themelore është ajo e verdha.

Nëse keni flokë natyralë të errët, patjetër duhet t’i ngjyrosni disa herë, për të arritur nuancën ideale të shndritshme, në të cilën nuk është e verdha.

Pastaj duhet zgjedhur ngjyrën më të errët për fundin e flokëve, me ç’rast mund të përcaktoheni për tone të ngrohta apo të ftohta. Këto dy tone do të bëhen baza e ngjyrës së re të flokëve tuaja.

Përparësia e kësaj mënyre të ngjyrosjes së flokëve është që asnjë ‘balayage’ nuk i ngjan tjetrit! Gjithmonë mund të shpikni kombinimin unik të ngjyrave. /Telegrafi/

The post Arriti trendi i ri: ‘Balayage’ i kundërt – floktarëve po u shkakton probleme, por ia vlen të provohet appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4144


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>