Fillimi i sezonit të ri gjithmonë është periudhë e mirë për ndryshim të dukjes, ndërkaq njëri ndër truqet më efektive për transformim është frizura e re
Elegante dhe me sharmë, e thjeshtë për mirëmbajtje dhe stilim, frizura bob është një ndër ato të cilat kurrë nuk mund të na bëhen monotone, transmeton Telegrafi.
Arsyeja e kësaj është ana e saj praktike, sepse të gjithave u rri mirë, pa marrë parasysh formën e fytyrës dhe teksturën e flokëve.
View this post on Instagram
Ndër trendët e shumtë të ndryshëm të bobit, si më të popullarizuarit këtë sezon është theksuar ‘blunt bob’-i i thjeshtë, të cilin e karakterizon prerja e ashpër dhe e rrafshët, ndërkaq është i stilizuar në stilin e lëmuar dhe plotësisht të rrafshët.
View this post on Instagram
Frizura e këtillë shkurtohet në gjatësinë rreth klavikulës, ndërkaq është me rëndësi ta bëni teksturë të pasur nga ana e brendshme në mënyrë që ‘blunt bob’ të marrë dinamikën e nevojshme.
Zgjedhje e mirë është edhe lobi – bobi i gjatë, të cilin kryesisht e zgjedhin vajzat të cilat nuk dëshirojnë t’i shkurtojnë tepër flokët.
Nëse dëshironi dukje diç më atraktive, atëherë zgjidhja e vërtetë është bashkimi i frizurës bob dhe i ballukeve të shkurtra.
View this post on Instagram
Edhe një variant atraktiv është ‘french bob’, përkatësisht bobi i shprishur, i cili duket perfekt i shprishur.
Çelësi i këtyre frizurave qëndron në flokë të shprishura, ndërkaq pjesë e tij përbërëse janë tallazet e lehta.
View this post on Instagram
Mund të bartet në kombinim me balluke apo pa to, varësisht nga ajo se çfarë forme të fytyrës keni.
View this post on Instagram
Për cilindo variant të vendosni, një gjë është e sigurt, do të keni gjithmonë frizurë të mirë dhe nuk do t’ju nevojitet shumë kohë për stilizim të flokëve. /Telegrafi/
The post Kjo është frizura më e popullarizuar për vjeshtë appeared first on Telegrafi.