Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4144

Kendall mund të blejë kremrat më të shtrenjta, mirëpo përdor vetëm atë shtëpiake nga tre përbërës

$
0
0

Manekinia e bukur ka pasuri përrallore dhe në çantën dhe gardërobën e saj gjithmonë janë “arnat” më të shtrenjta dhe kozmetika luksoze, mirëpo ekziston një imtësi për të cilën nuk shpenzon asgjë!

Kur ishte për vizitë te dermatologu i famshëm amerikan, Dr. Christie Kidd, as që ka pritur ndihmë të vërtetë, mirëpo ka ndodhur “mrekullia”, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, Kendall Jenner kuron fytyrën me krem natyral, të cilin e përgatit vetë nga tre përbërës të zakonshëm:

▪ një lugë mjaltë
▪ lëng limoni
▪ sodë bikarbonati

3017b89700000578-3395917-all_down_to_the_expert_kendall_credits_dr_kidd_with_helping_her_-a-15_1452640371626

Përgatitja:

Përzieni një lugë mjaltë me gjysmë luge lëng limoni.

Në përzierje shtoni edhe gjysmë luge sodë bikarbonati dhe përzieni mirë.

Masën e përftuar qiteni në puçrrat e dukshme dhe potencialisht të kuqe.

Lërini gjysmë ore të qëndrojnë, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

e842f78f36a90c264f12580a0b4ed976

Modelistja e bukur ka zbuluar me plot sinqeritet se puçrrat me vite kanë ndikuar në pasigurinë e saj, gjë që ka rezultuar në rënien e vetëbesimit të saj.

Kendall, edhe pse nuk shpresoi se problemi i saj do të zgjidhet së shpejti, ajo dëgjoi këshillën e mjekes dhe e provoi kremin e saj për fytyrë, i cili pas përdorimit të rregullt filloi të japë rezultate pozitive.

Është e rëndësishme të theksohet se përveç zvogëlimit të puçrrave dhe akneve në fytyrë ky krem ndikon edhe si anti-inflamator dhe redukton skuqjen e dukshme. /Telegrafi/

NEW YORK, NY - SEPTEMBER 12: Kendall Jenner seen on the streets of Manhattan on September 12, 2016 in New York City. (Photo by James Devaney/GC Images)

The post Kendall mund të blejë kremrat më të shtrenjta, mirëpo përdor vetëm atë shtëpiake nga tre përbërës appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4144


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>