Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143

Kylie Jenner pozon pa filtra në fotografinë e fundit

$
0
0

Mbretëresha e kozmetikës, Kylie Jenner ka kaluar pjesën më të mirë të vitit të kaluar duke na befasuar të gjithëve me pozimet e larmishme.

Gjatë 12 muajve të fundit ajo ka qenë duke shfrytëzuar pandeminë për të vlerësuar veten e saj natyrale.

Ajo gjithashtu u bashkua me trendin e të famshëmve që zbulojnë strukturën e tyre natyrale të lëkurës dhe inkurajojnë ndjekësit ta duan veten natyrale.

Sidoqoftë, zhvillimi i fundit është zgjedhja e Kylie për të postuar një foto pa filtra në Instagram: “Ndonjëherë duhet ta heqësh filtrin”, shkroi ajo.

Në foto Kylie shihet me grim, përfshirë buzët e nënvizuara, por struktura e saj natyrale e lëkurës është plotësisht e dukshme, duke u dhënë fansave të saj një pasqyrë freskuese në lëkurën e saj të bukur, të vërtetë, me poret dhe të gjitha pa përsosmëritë. /Telegrafi/

The post Kylie Jenner pozon pa filtra në fotografinë e fundit appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>