Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143

Jada Pinkett Smith zbulon se ka rruar kokën

$
0
0

Jada Pinkett-Smith thotë se ajo ka rruar kokën pas një bisede frymëzuese me vajzën e saj, duke shkruar në Instagram se “Willow më bëri ta bëj”.

Pamja e re e aktores u zbulua për herë të parë nga Willow Smith në postimin e këngëtares 20-vjeçare në Instagram, një foto e të dyjave që përqafohen.

Willow Smith postoi foton me një mbishkrim ku shkruhej: “Një dhuratë është e pastër kur i jepet nga zemra personit të duhur në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe kur nuk presim asgjë në kthim”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ∴ WILLOW ∴ (@willowsmith)


Pinkett-Smith, e cila është 49 vjeç dhe mbush 50 vjeç në shtator, shkroi në një përgjigje për postimin e vajzës së saj se Willow e bëri atë të rruajë kokën “sepse ishte koha ta linte”. “Të 50-at e mia janë periudhë që do të ndriçohen Hyjnisht me këtë prerje”, shtoi ajo.


Ndryshe, gjatë vitit të kaluar Jada, i tha në sy Will Smith përmes emisionit se e ka tradhtuar me August Alsina. /Telegrafi/

The post Jada Pinkett Smith zbulon se ka rruar kokën appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>