Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4144

Provojini dhe shijojini: Katër ngjyrat më të përshtatshme të flokëve gjatë sezonit

$
0
0

Ngjyra e flokëve mund ta ndryshojë dukjen tuaj në përgjithësi, pasi që flokët dhe ngjyra e tyre ‘rrumbullakojnë’ fytyrën tuaj.

Stinët ndryshojnë, trendët e flokëve gjithashtu. Dhe çdo stinë ka ngjyrat e saj, të cilat shndërrohen në më populloret. Dhe meqë jemi zyrtarisht në dimër do të donim t’ju tregonim katër trende të dimrit që po çmendin çdo femër.

Mënyra më e mirë për të ndryshuar pamjen tuaj është të ndryshoni stilin e flokëve.

Nëse nuk doni t’i prisni, mund të ndryshoni ngjyrën e flokëve. Ja cilat janë ngjyrat më trend të këtij dimri…

1. Ngjyra bezhë e biondes

Tonaliteti bezhë i biondeve është një nga hijet e shumta të nuancave të biondeve. Është ideale për ato femra që kanë flokët e tyre natyral në tone të çelëta.

2. Ngjyra e bakrit

Ngjyra e bakrit është një ndër ngjyrat, që do t’ju sigurojë vëmendjen e të gjithëve. Zgjidhni hijen e duhur e cila do të zbardhë lëkurën tuaj dhe do t’i japë jetë gjithë qenies suaj.

3. Ngjyra bronde

Bronde ose e kafenjta dhe biondja në fakt është kombinimi i përkryer i nuancave të përmendura. Çelës për arritjen e kësaj nuance është që në flokët tuaj të jeni mjaftueshëm ngjyrë natyrale dhe më së miri është të konsultoheni me një ekspert.

4. Çokollatë e mbyllur

Zakonisht u shkojnë femrave që kanë personalitet të fortë, por edhe një fytyrë të mprehtë dhe paksa të egër.

The post Provojini dhe shijojini: Katër ngjyrat më të përshtatshme të flokëve gjatë sezonit appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4144


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>