Zakonisht tone të ndryshme ngjyrë kafe të thonjve në vjeshtë janë trende kryesore. Ose, një e kuqe shumë e errët.
Por Adele dhe Kourtney Kardashian sapo kanë konfirmuar trendin e papritur të thonjve të sezonit – dhe kjo është ajo që në fakt mund të qëndroj këtu për më gjatë.
Në një video të re për Vogue, Adele ka një manikyr francez të zi. Në videon, e cila e shfaq atë duke provuar një sasi pjatash klasike britanike, thonjtë e saj në formë bajame janë të mbuluar me të zezë.
View this post on Instagram
Ngjyra duket se është një zgjedhje popullore për momentin.
Pak ditë më parë, Kourtney Kardashian zbuloi fejesën e saj me Travis Barker. Për propozimin romantik në breg të detit, Kourtney e mbajti atë mjaft të thjeshtë, duke zgjedhur një ngjyrë në të gjithë thonjtë e saj të gjatë, po pra, e zezë.
KRAVIS FOREVER
@kourtneykardash @travisbarker pic.twitter.com/gymsssnMFr
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) October 18, 2021
Pas viteve të ngjyrave të thjeshta, është koha për pak eksperimentim. /Telegrafi/
The post Adele dhe Kourtney Kardashian konfirmuan ngjyrën trendi të thonjve për këtë sezon appeared first on Telegrafi.