Sa herë që vjen një ditëlindje, me siguri keni pasur një dëshirë për të ndryshuar pamjen në një farë mënyre.
Qoftë nëse bëhet fjalë për freskimin e flokëve ose provoni një ngjyrë të re buzësh, na pëlqen të bëjmë diçka për të shënuar shtimin e një qiriri shtesë në tortën e ditëlindjes.
Dhe duket se Ciara ka dashur të bëjë të njëjtën gjë edhe për të sajën. Këngëtarja festoi ditëlindjen e 36-të dhe për të shënuar rastin e veçantë, ajo ka postuar disa fotografi të pabesueshme në Instagram.
View this post on Instagram
Duke i rifreskuar për ditëlindje, Ciara tani ka flokë të mrekullueshëm bionde – një ndryshim i madh nga flokët e saj të zakonshëm pothuajse të zinj.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo kombinoi pamjen e saj të re me buzë të kuqe të mrekullueshme me nuancë portokalli dhe pamjen më elegante të një kostumi femëror që mendoj se kam parë ndonjëherë.
View this post on Instagram
Edhe bashkëshorti i saj, Russell Wilson, duhej të tregonte se sa në formë dukej gruaja e tij, duke komentuar disa ‘emoji’ flakësh e zemrash. Megjithatë, Russell gjeti fjalët për të uruar Ciarën për ditëlindjen në llogarinë e tij në Instagram.
Duke postuar një seri fotografish, duke përfshirë Ciaran si fëmijë dhe një foto të mrekullueshme familjare, ai shkroi ndër të tjera: “E përsosur në çdo mënyrë. Zoti të krijoi për mua. Ai të bëri të përshtatesh në mënyrë të përkryer në krahët e mi. Të bëri të jesh gruaja dhe nëna e mrekullueshme që je”. /Telegrafi/
The post Ciara shkëlqen me flokë bionde për ditëlindjen e saj appeared first on Telegrafi.