Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143

Ariana Grande i dhuron Kim Kardashian linjën e saj të bukurisë mes romancës me Pete Davidson

$
0
0

Duket se Ariana Grande nuk ka mëri ndaj ish-it të saj, Pete Davidson.

Super ylli i popit i dhuroi të dashurës së re të ish-të fejuarit të saj, Kim Kardashian, një kuti me produkte të mira nga linja e saj e kozmetikës e lansuar së fundmi, REM Beauty .

Themeluesja e Skims padyshim që e vlerësoi gjestin, pasi ajo ndau imazhe të dorëzimit special në Instagram Story, duke u siguruar që të etiketonte si Grande ashtu edhe markën.

Kim Kardashian Instagram

Këngëtarja 28-vjeçare i dhuroi gjithashtu produktet e reja Chrissy Teigen, disa njohësve të bukurisë në TikTok dhe shoqes së saj prej shumë kohësh, Elizabeth Gillies.

Kim Kardashian përpiqet të shesë këpucët e saj Yeezy pas divorcit nga Kanye West Kim Kardashian përpiqet të shesë këpucët e saj Yeezy pas divorcit nga Kanye West

Grande dhe Kardashian, më parë pozuan së bashku në MTV Video Music Awards 2016. Në vitin 2017, Kardashian solli vajzën e saj, North West, në turneun “Dangerous Woman” në Forum. /Telegrafi/

The post Ariana Grande i dhuron Kim Kardashian linjën e saj të bukurisë mes romancës me Pete Davidson appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>