Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143

Kim Kardashian zbulon gjënë më të çuditshme që ka vendosur në fytyrë

$
0
0

Fakti që ajo mund të bëjë trajtimet më të mira të bukurisë, më shumë se kushdo tjetër në planet, nuk do të thotë se Kim Kardashian e ka “mbyllur derën” për trajtimet e reja

“Unë gjithmonë kam dashur të ndaj këshillat e mia të bukurisë me motrat dhe mikeshat e mia, ndaj krijova një linjë që sekretet e bukurisë t’i ndaja edhe me klientët e mi,” u shpreh ajo për Bustle.

Kim Kardashian është gati të ndajë sekretet e rutinës së saj të bukurisë si edhe gjënë më të çuditshme që ka vendosur në fytyrë:

“Nëse kam grim, përdor një pecetë grimi për të hequr gjithçka, për ta pastruar lëkurën dhe më pas vendos maskën me furçën e trajtimit. E lë për 10 minuta, teksa pastroj ose bëj diçka nëpër shtëpi, pastaj e laj,” thotë Kardashian. Më pas trajtimi vazhdon me toner, acid hialuronik si edhe serum hidratues.

Një kujtim nga mënyra si e ëma kujdesej për fytyrën

“Mamaja ime gjithmonë e lante fytyrën me një copë të nxehtë dhe unë rrija gjithmonë atje dhe e shikoja. Unë përdor të njëjtën metodë, sidomos nëse kam vendosur shumë grim,” vijon ajo.

Një send i preferuar

Kim thotë se i pëlqejnë pasqyrat që e ndihmojnë të nxjerrë në pah çdo gjë në portretin e saj, nga njollat te aknet etj. Sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mund të shoh qartë dhe pastër çdo detaj në portretin e saj, citon Anabel.

Kim Kardashian tregoi fytyrën e saj pa asnjë gjurmë grimi
Lexo po ashtu Kim Kardashian tregoi fytyrën e saj pa asnjë gjurmë grimi

Produkti më i çuditshëm që ka vendosur në lëkurë

“Kam përdorur dikur një serum me xhel kërmilli. E mora në internet. Nuk e dija nëse funksiononte apo jo, thjesht e ndjeva si diçka shumë të bezdisur në fytyrë. Një lloj ngjitësi i sikletshëm. Nëse dikush më thotë se një produkt i caktuar do të ndihmonte lëkurën time, unë jam e gatshme ta provoj,” përfundon Kardashian. /Telegrafi/

The post Kim Kardashian zbulon gjënë më të çuditshme që ka vendosur në fytyrë appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>