Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4150

Kujdesi për trupin në ditë të ftohta: Bëni vetë pilingun tuaj natyral

$
0
0

Pilingu i bërë në shtëpi ndihmon për t’u kujdesur për lëkurën dhe mund ta bëni në shtëpi, me përbërës që do të jenë një zëvendësues i shkëlqyeshëm për produkte të panumërta të blera në dyqane dhe trajtime sallonesh

Në treg mund të gjeni piling të panumërt për trupin, por këtë herë pse të mos arrini te natyralja, të cilën do ta bëni vetë në shtëpi.

Siç e dini, trupi ka nevojë për kujdes shtesë në dimër, ashtu si fytyra, pra ky piling i bërë në shtëpi mund të jetë një shpëtim për lëkurën.

Pilingu nuk ka shumë përbërës, por duhet të kujdeseni vetë për atë që vendosni në të. Gjithashtu, mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm për trajtimet në sallon. Riktheni shkëlqimin dhe butësinë e nevojshme të lëkurës tuaj me eksfolim natyral dhe të butë, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni mbi 50 vjeçe, harroni këtë zakon bukurie: Dermatologët pohojnë - do t'ju shkatërrojë lëkurën
Lexo po ashtu Nëse jeni mbi 50 vjeçe, harroni këtë zakon bukurie: Dermatologët pohojnë - do t'ju shkatërrojë lëkurën

Pilingu ushqyes për trupin

Përbërësit:

3 lugë sheqer kaf
3 lugë pluhur bajamesh
400 ml vaj rrushi
200 ml vaj bajamesh
▪ 15 pika vaj esencial trëndafili

Përgatitja:

Përzieni sheqerin dhe pluhurin e bajameve me vajin e farave të rrushit dhe vajin e bajames, më pas shtoni vajin e trëndafilit. Nëse në sipërfaqe ka mbetje vaji, shtoni pak sheqer.

Përdorimi:

Aplikoni pilingun, masazhojen lëkurën me lëvizje rrethore nga këmbët lart dhe shpëlajeni. Përsëriteni procedurën dy herë në javë. Gjithmonë provoni fillimisht në një pjesë të lëkurës përpara përdorimit. /Telegrafi/

The post Kujdesi për trupin në ditë të ftohta: Bëni vetë pilingun tuaj natyral appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4150


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>