Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4144

Për çfarë shërben toniku për fytyrë?

$
0
0

Përtëritësi i lëkurës nuk shërben për largimin e makijazhit dhe papastërtisë së fytyrës, këtë funksion në radhë të parë e kanë xhelet dhe shkumat për pastrim, qumështi dhe ujërat përkatës për pastrimin e fytyrës.

Toniku e lë lëkurën të mbrojtur më mirë nga faktorët e jashtëm, stresti oksidativ dhe radikalet e lira. Shtimi i një toniku në rutinën tuaj të përditshme shpesh mund të jetë çelësi i një pamje rrezatuese, më të freskët, transmeton Telegrafi.

Toniku për fytyrë është tretje ujore që vendoset në fytyrë për disa arsye:

Për njomjen e lëkurës, e bën më të butë dhe e pengon tharjen, sidomos gjatë muajve të dimrit (për shkak të tharjes së ajrit nëpër ambiente ku ka nxehje) dhe muajve të verës (për shkak të klimatizimit);

Largon luspat që mbesin edhe pas larjes së fytyrës (të cilat mund ta thajnë lëkurën) dhe kthen aciditetin natyror të lëkurës;

Largon mbetjet e qumështit për pastrimin e fytyrës (dhe makijazhit);

Ka efekt antibakteror dhe antiinflamator në lëkurën e prirë për irritime, inflamacione dhe alergji;

▪ Paraqet bazë të njomë, e cila vendoset para vënies së kremit, serumit dhe preparateve tjera për hidratimin e lëkurës.

Si ta vendosni përtëritësin në fytyrë

Pasi të keni vendosur xhelin (ose shkumën) për larje ose qumështin për pastrimin e lëkurës dhe makijazhit, tonikun e qitni me anë të spërkatësit, ndërsa pastaj e leni të thahet pa e fërkuar ose fshirë.

Këtu qëndron sekreti edhe i ujërave termalë të cilët vendosen në fytyrë për të qetësuar irritimin. /Telegrafi/

The post Për çfarë shërben toniku për fytyrë? appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4144


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>