Influencerja e njohur në rrjetet sociale si SlaybyJess, ka ndarë disa këshilla të dobishme për aplikimin e bazës apo fondatinës.
Ajo ka qindra mijëra ndjekës në Instagram ku ndanë këshilla tejet efikase edhe për fillestare e po ashtu për ato që duan të perfeksionojnë make-upin e tyre.
Së fundmi ajo tregoi se cili është sekreti për vendosjen e fondatinës, ku sekreti sipas saj qëndron edhe tek lloji i brushës.
View this post on Instagram
Influencerja pohon se për aplikimin e bazës ju nevojitet një brushë e trashë, që mund të jetë rrumbullake ose këndore.
Mos e vendosni produktin direkt në brushë por fillimisht në pjesën e pasme të pëllëmbës. Përzini fondatinën në dorë, më pas vendoseni në fytyrë me vendosmëri.
The post Si ta aplikoni fondatinën, influencerja ndan sekretin që duhet të dini appeared first on Telegrafi.