Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4146

Kujdesi për fytyrën gjatë dimrit

$
0
0

Ju paraqesim disa mënyra, të cilat do t’ju ndihmojnë që këtyre ditëve ende të ftohta lëkura juaj të jetë e hidratuar dhe e shëndoshë.

Sapuni i butë

Me rënien e temperaturave, lëkura juaj bëhet gjithnjë e më e thatë. Niveli lagështisë në lëkurë bie, ndërsa që fytyra juaj bëhet e thatë si dhe vjen deri tek skuqja e fytyrës.

Gjatë stinës së dimrit kjo është pothuajse e pashmangshme, por, për t’i pakësuar efektet negative, sapunin e vjetër zëvendësojeni me një tjetër që për bazë ka preparatet prej vajit që nuk zvogëlon hidratimin.

Tonik për fytyrë pa alkool

Përdorimi i tonikut për fytyrë pas pastrimit me sapun është një lëvizje e mençur. Duhet shmangur përdorimin e preparateve që përmbajnë alkool. Një sasi të vogël të tonikut e vendosni në sfungjer dhe ngadalë fytyrës i bëni masazh, transmeton Telegrafi.

Hidratimii lëkurës

Losionet dhe kremrat që keni përdorur gjatë stinës së verës duhet t’i zëvendësoni me më të yndyrshme. Kushtet dimërore ndikojnë në skuqjen e lëkurës, qërimin dhe djegien e saj, sidomos tek ata persona që kanë lëkurë të ndjeshme apo lëkurë më të ekspozuar ekzemave.

Preparatet më të mira janë ato që lëkurën e bëjnë më të butë dhe që lagështinë e mbajnë aty, pra në lëkurë.

Pilingu i fytyrës

Me moslargimin e qelizave të vdekura nga fytyra, në masë të madhe thani fytyrën. Për të shmangur dehidrimin, bëni piling një herë brenda javës. /Telegrafi/

The post Kujdesi për fytyrën gjatë dimrit appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4146


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>