Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4144

Mos provoni kremra dhe parfume të reja gjatë shtatzënisë

$
0
0

Gjatë shtatzënisë mos eksperimentoni me preparate të reja kozmetike sepse, për shkak të ndryshimeve të hormoneve dhe ndryshimeve vaskulare, lëkura bëhet më e ndjeshme, madje krahas kësaj rritet rreziku nga ndikimet e padëshiruara.

Preparatet e reja duhet t’i aplikoni vetëm nëse ekziston arsye e fortë – shfaqja e akneve, reaksioni ndaj produkteve të cilat deri atëherë normalisht i keni përdorur, tejndjeshmëria ndaj aromave…

Sa u përket produkteve anti-rrudhë, ekspertët pajtohen që gjatë shtatzënisë dhe derisa e ushqeni beben me gji, duhet të shmangni preparatet që kanë vitaminë A dhe derivatet e kësaj vitamine (Retinol, Retinyl linoleate, Retinyl palmitate), transmeton Telegrafi.

Produktet me thartinë hialuronike, me thartira pemësh dhe thartirë salicine në koncentrik deri 2 për qind, aq përmbajnë disa produkte të dedikuara lëkurës së yndyrshme dhe të papastër, mund të përdoren gjatë shtatzënisë,por me kujdes të madh. /Telegrafi/

The post Mos provoni kremra dhe parfume të reja gjatë shtatzënisë appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4144