Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143

Recetë shtëpiake për shërimin e buzëve të thara

$
0
0

Cila vajzë nuk dëshiron që të ketë buzë të buta, të cilat duken të shëndetshme dhe të mahnitshme – qoftë me buzëkuq apo pa të?

Ditët e ftohta të dimrit, dehidratimi dhe faktorë tjerë ndikojnë që të keni buzë të thara, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, fatmirësisht ekzistojnë receta shtëpiake të cilat ju ndihmojnë t’i zbutni buzët e thara.

Metoda në fjalë është me sheqer me ngjyrë kafe, ndërsa është metodë tejet e thjeshtë, efektive dhe e lehtë.

Sheqeri ngjyrë kafe është eksfoliant i mahnitshëm natyral – ndërsa shumica prej nesh veçse e kemi atë në kuzhinë!

Mjafton ta përzieni një lugë çaji sheqer me një lugë çaji mjaltë në një gotë apo tas.

Përzieni ato dyja mirë dhe produktin e fituar aplikojeni në buzë.

Lëreni në buzë produktin për rreth pesë minuta, ndërsa pastaj pastrojeni me një letër para se ta pastroni me ujë të vaktë. /Telegrafi/

The post Recetë shtëpiake për shërimin e buzëve të thara appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4143


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>