Ekspertja e kozmetikës Abigail Jenkins, e cila kujdeset për bukurinë e shumë personaliteteve të famshme të Hollywoodit, ka zbuluar sekretin e vet të madh.
Fjala është për lëngun i cili pastron fytyrën, transmeton Telegrafi.
Nuk i dihet, në fytyrën tuaj shpesh mund të shfaqen aknet dhe puçrrat e mërzitshme, pra është me rëndësi që të dini që ky problem nuk zgjidhet vetëm nga ana e jashtme, por edhe nga brenda – me ushqimin e drejtë.
Përbërësit:
lëng nga gjysmë limoni
gjysmë kastraveci të vogël
një grusht spinaq të freskët
dy fletë të vogla lakre me gjethe (Brassica oleracea acephala)
një lugë fara maraje (Foeniculum vulgare)
një lugë xhenxhefil të freskët të grirë
një mollë apo dardhë për ëmbëlsim
2 dcl ujë
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit i hidhni në blender apo në aparat për lëngje, bluani mirë derisa përbërësit të bashkohen dhe pastaj e pini.
Secili përbërës nga kjo pije ndikon në shërimin e akneve, në pengimin e proceseve të inflamacioneve të lëkurës.
Kastraveci – është i pasur me vitaminën A dhe me kalium, qetëson aknet dhe ftoh lëkurën.
Farat e marajës dhe xhenxhefili – janë përbërës antiinflamatorë.
Limoni – bën detoks të mëlçisë dhe i ndihmon t’i eliminojë helmet të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës.
Spinaqi dhe lakrat me gjethe – janë të pasura me klorofil dhe antioksidante, ndihmojnë lëkurën që të shërohet.
/Telegrafi/
The post Ky shejk i gjelbër jo që është vetëm i shëndetshëm, por shëron puçrrat dhe aknet! (receta) appeared first on Telegrafi.