Quantcast
Channel: Bukuri dhe Kujdes – Telegrafi
Viewing all 4140 articles
Browse latest View live

Flokët bob: Stil për të gjithë tipat e flokëve dhe nuanca për më të guximshmet

$
0
0

As floktarëve bobi kurrë nuk u bëhet monoton, sepse, ndonëse kanë përshtypje të thjeshtë, teknikisht është shumë kërkues

Patjetër flokët duhet të formësohen në mënyrë të përsosur për t’u arritur baza më e mirë për kurën dhe stilizimin e flokëve, transmeton Telegrafi.

Shumica e femrave të famshme i kanë shkurtuar flokët në stilin bob – për shembull, manekinia Irina Shayk (33) dhe aktorja Selma Blair (46), ndërkaq ato të cilat tashmë e kanë stilin bob të flokëve janë treguar në pamje të re.

Image result for Irina Shayk bob hair

Më së shumti vëmendjen e kanë tërhequr ato të cilat kanë marrë Çmimin Oscar Cate Blanchet (49) dhe Charlize Theron (43) të cilat nga bionde platini janë bërë zeshkane, ndërkaq në variacione të ndryshme bobin me kënaqësi e preferojnë pop-yjet Dua Lipa (23) dhe Bebe Rexha (29).

Puna me gërshërë është e rëndësishme për t’u shprehur gjithanshmëria e njohur e bobit. Është i përshtatshëm për të gjitha tipat dhe teksturat e flokëve, është mirë të lozet me to.

Prej ngjyrave, posaçërisht janë të popullarizuara e kaltra e çelët, vjollcë dhe e trëndafilta, nuancat e parapëlqyera të këngëtareve.

Nga viti i kaluar po vazhdon edhe trendi i flokëve të thinjura. Aq më parë, kjo ka të bëjë me thinjat natyrale të cilat femrën nuk është e domosdoshme ta “plakin”, por mund të duket posaçërisht e freskët dhe femërore – e tregojnë këtë në shkëlqim të plotë këngëtaret Lady Gage (33) dhe Halsey (23).

Është ruajtur edhe trendi i vjetëm i flokëve të thinjur, me çka dëshiron të eksperimentojë manekinia Ruby Rose (33).

Për të qenë e shëndetshme dhe e bukur, gjithsesi këshillohuni me stilistin për ngjyrën më të përshtatshme dhe produktet e kurimit, por assesi mos e nxehni tepër flokët – maksimumi është 190 gradë Celsius, madje vetëm pak.

Me atë rast rekomandohet që hekurosja të reduktohet në minimum, por që me rastin e tharjes së flokëve, tharësja të jetë në shkallën e parë dhe që ajri të rrymojë përgjatë flokëve (nga rrënja drejt majave), gjë që i kontribuon lëmimit të tyre. /Telegrafi/

The post Flokët bob: Stil për të gjithë tipat e flokëve dhe nuanca për më të guximshmet appeared first on Telegrafi.


Shikoni se si mund të bëni një bishtalec (video)

$
0
0

Për pjesën tjetër, ne ju sigurojmë se, eksperti i flokëve Jet Atkin nga ueb-faqja Mane Addicts, nuk do t’ju lë të humbni rrugën, transmeton Telegrafi.

Lexoni udhëzimet më poshtë dhe shikoni videon e postuar se si duhet bërë!

1. Filloni me pjesën tuaj natyrale, pastaj krijoni një pjesë, në formë të shkronjës L dhe vëreni anash. Kriheni pjesën që sapo e ndatë, vëreni në njërën anë dhe kapeni prapa veshit.

2. Bëjeni gërshetin si peshk, në pjesën e flokëve që nuk e keni kapur dhe lidheni në fund.

3. Lëshojeni bishtalecin dhe mbështilleni lehtë në formë rrethore, pastaj jepini rrënjëve të flokëve një ngritje.

4. Lëshoni pjesën që se keni bërë gërshet, në një bishtalec. Mbështilleni pjesën e lëshuar dhe krijojeni një rreth. Fiksojeni atë me anë të një kunji.

5. Kapeni pjesën e lëshuar, dhe mbështilleni rreth saj, duke e siguruar me një kunj.

6. Në mënyrë të lehtë ngiheni pjesën e sipërme të flokëve dhe përfundojeni me sprei, për një dukje sa më të sigurt. /Telegrafi/

The post Shikoni se si mund të bëni një bishtalec (video) appeared first on Telegrafi.

Hormonet të cilat ndikojnë që një femër të plaket para kohe

$
0
0

Shkencëtarët pohojnë se trupi jonë i sintetizon rreh 100 hormone dhe 6 prej tyre janë të rëndësishëm për bukurinë e femrës.

Ato hormone kontribuojnë në elasticitetin e lëkurës, në ruajtjen e rinisë dhe kontribuojnë në disponimin e mirë.

Sidoqoftë, për arsye të panjohura, ndonjëherë trupi jonë dështon, nivelet e hormoneve zvogëlohen dhe një person fillon të plaket para kohe.

Por, lajmi i mirë është se ka disa metoda të mira se si mund ta riktheni balancimin e hormoneve.

Më poshtë i keni disa këshilla se si t’i mirëmbani nivelet optimale të hormoneve. Kjo do t’ju ndihmojë që lëkura t’ju rrezatojë, ndërkaq flokët dhe thonjtë do t’ju duket mahnitshëm.

Estrogjeni

Estrogjeni i nxitë qelizat e fibrolastit të prodhojnë kolagjen dhe elastin. Kur nivelet e këtij hormoni zvogëlohen, fillon shfaqja e rrudhave, ovali i fytyrës bëhet i pabarabartë dhe gjinjtë bëhen të varur.

Por, si mund t’i rritni nivelet e estrogjenit?

Mundohuni të konsumoni qumësht të sojës, oriz të kaftë, fara liri, perime dhe pemë të freskëta.

Shkencëtarët po ashtu pohojnë se produktet e mishit e ulin prodhimin e estrogjenit, prandaj rekomandohet ta zvogëloni konsumimin e proteinave nga kafshët.

Hormoni i rritjes (somatotropini)

Njerëzit kanë tendenca të futen në fazën e somatopauzës në një moshë të caktuar – fazë ku niveli i hormoneve të rritjes në gjak fillon të zvogëlohet. Kur nivelet e somatotropinit zvogëlohen, muskujt zvogëlohen ndërkohë që yndyra dhe rrudhat fillojnë të shfaqen në sasi të mëdha, madje edhe qëndrueshmëria zvogëlohet.

Yjet e Hollywood-it shpeshherë fillojnë të injektojnë hormone të rritjes, megjithatë kjo metodë ka shumë efekte anësore, siç janë ënjtja, dhimbjet e kokës, rritja e pakontrolluar e eshtrave dhe organeve të brendshme, etj.

Por, si mund t’i rritni nivelet e hormoneve të rritjes në mënyrë natyrale?

Më së shumti rekomandohet të merrni me ushtrime fizike. Provoni të bëni ushtrime kardio, por edhe ushtrime me pesha (10-15 përsëritje për secilin ushtrim).

Kortizoli

Niveli i lartë i hormonit të stresit, kortizolit, shpie në plakje të parakohshme. Varësisht nga lloji i lëkurës, efekti negativ i kortizolit mund të manifestohet në mënyra të ndryshme – duke filluar nga një ngjyrë e hirtë e fytyrës, në lëkurë të tharë, në rrudha të thella e deri në akne.

Por, si ta zvogëloni nivelin e kortizolit dhe stresin?

Pini mjaftueshëm ujë, sepse edhe dehidratimi i rritë nivelet e këtij hormoni. Dëgjoni muzikë të mirë, pasi që terapia me muzikë i zvogëlon nivelet e stresit dhe mundohuni të meditoni.

Insulina

Insulina i rritë nivelet e glukozës në gjak deh, kurdo që del jashtë kontrollit, menjëherë shfaqen shenjat e plakjes së parakohshme në lëkurë. Niveli i lartë i sheqerit shpie në shfaqje të rrudhave, por edhe në lëkurë të rrudhosur.

Për shkak të rritjes së lukozës, procesi i quajtur glukation funksionon më shpejt sesa që duhet në një moshë të caktuar dhe shpie në shkatërrim të kolagjenit dhe elastinit. Lëkura elastike pastaj bëhet delikate dhe e dehidratuar.

Si ta mbroni lëkurën nga sheqeri i tepërt?

Konsultohuni fillimisht me doktorin dhe me një specialist. Megjithatë, ka edhe krema dhe serume me retinoidë (vitaminë A dhe me derivate të veta) të cilat e stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Këto produkte të kozmetikës gjithashtu përmbajnë vitaminë C dhe E. /Telegrafi/

The post Hormonet të cilat ndikojnë që një femër të plaket para kohe appeared first on Telegrafi.

Ç’tregojnë flokët për shëndetin tënd?

$
0
0

Është e mrekullueshme se si çdo pjesë e trupit tonë është e lidhur me tjetrën. Kur njëra s’është në ekuilibrin e duhur, ndikon medoemos tek tjetra

Shenjat që diçka s’po shkon mirë me shëndetin tuaj janë pafund. Sot, do të merremi me atë çfarë tregojnë flokët.

Ç’lidhje kanë ato me pjesën tjetër të trupit?

1. Mund të keni probleme me tiroidet

Folikulat e flokëve rregullohen nga hormoni i tiroides prandaj një nivel i ulët i këtij hormoni bën që folikulat të mos rigjenerohen. Kjo çon në rënien e flokëve ose dobësim të dendësisë. Nëse shihni që flokët tuaj po dobësohen, apo këputen fare lehtë, mendoni për gjëndrën e tiroides dhe kontrollojeni atë.

2. Trupi juaj ka mungesë hekuri

Këtë ua tregon rënia e flokëve. Hekuri është shumë i rëndësishëm për flokë të shëndetshëm, prandaj nëse shihni që pas dushit mungojnë shumë flokë, kujdes. Mund të jetë një shenjë paralajmëruese e anemisë.

3. Çfarë po ha, nuk mjafton!

Dieta ushqimore luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin e flokëve tuaj. Nëse ju mungon shkëlqimi në flokë, është padyshim faji i gjërave që konsumoni. Përpiquni të mos i ndaheni frutave dhe perimeve nëse doni t’i ktheni sërish në jetë flokët tuaj.

4. Mund t’ju duhet të pini më shumë ujë!

Kryefjala është hidratimi! Nëse i doni flokët tuaj, hidratohuni gjatë gjithë ditës. E dini pse fundet e flokëve këputen kollaj? Sepse s’pini ujë sa duhet!

Edhe nëse doni flokë të gjatë, sekreti është sërish uji.

5. Mund të keni ndryshime hormonale

Ndryshimet hormonale gjatë jetës reflektojnë në flokët tuaj. Shtatzënia, periudha pas lindjes apo menopauza janë të gjitha ndryshime hormonale që kanë ndikimin e tyre tek flokët tanë. /Telegrafi/

The post Ç’tregojnë flokët për shëndetin tënd? appeared first on Telegrafi.

Këto janë ngjyrat më të kërkuara të flokëve në këtë vit (Foto)

$
0
0

Nëse dëshironi të ndryshoni ngjyrën e flokëve dhe akoma nuk jeni të sigurta cilën ngjyrë ta provoni, po ju sjellim trendët për këtë sezon

Për fillim, është variacioni i flokëve të hirta, i cili elanin e vet e ka përjetuar në Pinterest, transmeton Telegrafi.

Atje hulumtimi i kuptimeve i ‘bionde e akullt’ është rritur për 45% në disa muaj të kaluar.

Në hap e ndjek edhe ngjyra e bakrit, edhe pse në sezonet e ardhshme do të barten edhe të gjitha variacionet e së kuqes, si ngjyra e koraleve të ashtuquajtur flokëverdhë dredhëz.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hair By Mindy (@thatstylistmindy) on

E zeza megjithatë, është nuanca e përsosur, ndërkaq sjell ngjyrën e bujshme të zezë me nëntonin e kaltër. Mu si edhe ngjyra e vërtetë e kaltër, kërkon cilësi të përsosur flokësh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kimberley Juda (@kimberley.juda) on

Teknika e ashtuquajtur hapësirë negative, në të cilën një pjesë e sipërfaqes së flokëve mbetet e paprekur, sivjet do të mund të arrijë kulmin e vet, mu si edhe teknika tinsel të cilën e ka shpikur Kevin Murphy, por e cila ngjyrës së kaltër i jep kontrast në majë, në formë të së portokalltës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Salon INXS (@saloninxs) on

Krem soda është teknikë e cila sjell variante të artë dhe karamel, të cilat i kemi parë në manekinet siç janë Gigi Hadid dhe Amber Heard.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by All-Nutrient (@allnutrient) on

/Telegrafi/

The post Këto janë ngjyrat më të kërkuara të flokëve në këtë vit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Keni lëkurë të ndjeshme? Kërkoni produkte me këta përbërës

$
0
0

Produktet kozmetike në treg mund të përmbajnë kimikalie të ndryshme dhe substanca të cilat mund ta dëmtojnë lëkurën më shumë se sa do t’i ndihmojnë

Për të pasur lëkurë të bukur, zgjidhni këto gjashtë produkte – transmeton Telegrafi.

1. Thartira hialorunike

Thartira hialorunike natyrshëm gjendet në trup, posaçërisht në shtresat e jashtme të lëkurës. Në studimin, i cili ka hulumtuar aftësinë e thartirës hialuronike për përshpejtimin e shërimit të plagëve, shkencëtarët kanë konstatuar që përdorimi i saj në mjekësinë perëndimore është plotësisht i sigurt dhe mbi të gjitha i efektshëm.

Gjithashtu, është konstatuar që thartira hialuronike është e dobishme në një sërë situatash – nga lehtësimi i dhembjeve te inflamacioni i nyjave dhe indeve, deri te aplikimi direkt në lëkurën e lënduar me ç’rast ndihmon në këndellje.

2. Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është treguar si mjet i dobishëm tropikal kundër inflamacionit – përshpejton shërimin e djegieve, përdorimi i rregullt i vajit të ullirit ka efekt forcues në lëkurë, duke e bërë më elastike dhe më rezistuese madje edhe mund të ndihmojë te dermatitisiatopik, emër mjekësor për ekzemën.

3. Aloe vera

Xheli i aloe verës nxirret nga fletët e kësaj bime, i cili është përdorur me shekuj të tërë si ilaç për shërimin e djegieve, prerjeve dhe gërvishtjeve.

Është treguar që produkti me bazë të aloe verës, si p.sh. kremra, e pengojnë shfaqjen e dermatitisit. Gjithashtu është treguar që përshpejton shërimin e plagëve dhe djegieve.

4. Gjalpi shea

Pos që është produkt i shkëlqyeshëm me bazë të një përbërësi për kurën e lëkurës, është treguar që gjalpi shea vepron në mënyrë sinergjike me thartirën hialuronike dhe me përbërësit e tjerë në shërimin e ekzemës.

Bashkë me këto ndihmon edhe në zvogëlimin e simptomave në raste të buta dhe të matura. Gjithashtu është i njohur si mjet kundër inflamacionit.

5. Vaji i farave të lulediellit

Vaji i farave të lulediellit konsiderohet, bashkë me vajin e ullirit, përbërës bimor i cili forcon funksionin mbrojtës të lëkurës. Veç kësaj, është treguar që përshpejton shërimin e plagëve.

Këshillohet që të përdoret në sasi të vogla, më së miri në kombinim me vajrat e tjera për kurën e fytyrës dhe trupit. Efekt më të mirë ka nëse lyhet në lëkurë të lagësht.

6. Vaji i kokosit

Edhe pse vaji i kokosit është treguar që ka disa prirje të buta të mbylljes së poreve, ai është zgjedhje e shkëlqyeshme për kurën e gjithë trupit.

Ka cilësi antibakteriale dhe antifungale, ndërkaq derivatet e vajit virgjin të kokosit janë treguar të efektshëm kundër inflamacionit të lëkurës. /Telegrafi/

The post Keni lëkurë të ndjeshme? Kërkoni produkte me këta përbërës appeared first on Telegrafi.

Vetëm tre minuta në ditë për figurë të përsosur: Këto ushtrime i japin formë trupit pa u munduar fare! (Video)

$
0
0

Instruktorja e famshme e fitnesit, Kayla Itsines, në kanalin e vet në You Tube ka publikuar video-xhirimin në të cilin tregon dy ushtrime për të cilat janë të nevojshme t’i ndani vetëm tre minuta në ditë

Këto janë ushtrimet më efektive të cilat forcojnë gjithë trupin, posaçërisht pjesën e pasme dhe vithet, transmeton Telegrafi.

Pompat “kërcyese”

• Uluni galiç, shtrini shuplakat në dysheme, ndërkaq këmbët shpejt hidhni prapa, ashtu që të arrini në pozën për kryerjen e pompave.
• Kthehuni në pozitën fillestare, pastaj drejtohuni me duar të shtrira mbi kokë.
• Përsëriteni këtë ushtrim.

Galiç i dyfishtë

• Shputat hapni që të jenë barabar me supet, ndërkaq gishtat lehtë ndani në drejtim të jashtëm.
• Kërdhokullat shtyni prapa dhe lehtë lakoni gjunjët, dhe filloni të ulni vithet në drejtim të dyshemesë.
• Pastaj pjesërisht shtrini këmbët në mënyrë që vithet të ngrihen disa centimetra lart.
• Përsëriteni këtë veprim 10 herë. Për këtë ushtrim ju nevojitet vetëm një minutë.

/Telegrafi/

The post Vetëm tre minuta në ditë për figurë të përsosur: Këto ushtrime i japin formë trupit pa u munduar fare! (Video) appeared first on Telegrafi.

Si të shpëtojmë pudrën e dëmtuar (Video)

$
0
0

Me siguri së paku njëherë ju ka ndodhur që buzëkuqi apo pudra t’ju bjerë nga dora dhe të shndërrohet në pluhur

Siç e shihni – është e lehtë! – transmeton Telegrafi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 5-Minute Crafts (@5.min.crafts) on

Disa pika alkool do të zgjidhin problemin dhe do të shpëtojnë grimin nga i cili keni menduar se duhet të hiqni dorë. /Telegrafi/

The post Si të shpëtojmë pudrën e dëmtuar (Video) appeared first on Telegrafi.


Kjo është maska më e mirë për fytyrë! Heq rrudhat në afat prej dy javësh

$
0
0

Dy përbërës për bukuri natyrale!

Kini kujdes për veten, kuroni fytyrën dhe trupin tuaj dhe do të jeni të lumtura dhe të kënaqura, transmeton Telegrafi.

Secila femër do të gjejë pak kohë që në fytyrë të vërë këtë maskë të mrekullueshme e cila heq rrudhat e parakohshme nga fytyra.

Ky ilaç i thjeshtë popullor pastron poret, ndihmon që të liroheni nga aknet dhe mitiseret, të eliminoni ndotjet e fytyrës suaj nga ajri, qetëson inflamacionin, por madje fshin edhe vragat.

Përbëhet vetëm nga dy komponentë.

Nevojiten: 2 lugë vaj kokosi dhe 1 lugë soda bikarbonati.

Aplikimi: Përzieni përbërësit derisa të bëhen masë e butë. Qiteni me lëvizje të lehta rrethore, duke i bërë masazh të butë fytyrës.

Lëreni të veprojë 5 minuta në fytyrë dhe pastaj maskën shpëlajeni me ujë të vakët.

Pas larjes qitni krem hidrant në fytyrë. /Telegrafi/

The post Kjo është maska më e mirë për fytyrë! Heq rrudhat në afat prej dy javësh appeared first on Telegrafi.

Flokët e shkurtër sërish janë në modë! (Foto)

$
0
0

A ka kohë më të mirë për ndryshim të stilit të flokëve se në stinën e verës?!

Kjo verë do të shënojë kthimin e stilit të flokëve lob, bob dhe piksi, transmeton Telegrafi.

Shkurtimi i flokëve ka çmendur Hollywoodin, ndërsa stilistët e famshëm kanë thënë që trendi i flokëve të shkurtra tek tash pritet. Bëhuni guximtare, bëni ndryshimin!

Zgjidhni stilin piksi apo bob, balluke apo xhufka, karfica apo tallaze.

Aktoret e famshme kanë lajmëruar kthimin e flokëve të shkurtër në ngjarjen e mbajtur para pak kohësh Met Gala.

Nëse tashmë jeni duke u hamendur, këtu mund të gjeni ndonjë ide.

Bella Hadid

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Met Gala (@themetgalaofficial) on

Ella Balinska

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Met Gala (@themetgalaofficial) on

Cara Delevingne

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cara Delevingne (@caradelevingne) on

Selena Gomez

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

Jenna Dewan

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jenna Dewan (@jennadewan) on

Margot Robbie

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @margotrobbie on

/Telegrafi/

The post Flokët e shkurtër sërish janë në modë! (Foto) appeared first on Telegrafi.

E njihnit ushtrimin që na ripërtërinë për shtatë vjet?

$
0
0

Me kalimin e viteve, fytyra fillon të rrudhoset dhe kjo nuk ndodh thjesht sepse muskujt e saj dobësohen apo sepse prodhimi i kolagjenit a elasticiteti, bien

Ka një tjetër shkak që ndikon tek plakja dhe është zhvendosja e kockave të fytyrës. Si rezultat i kësaj, fytyra e humbet formën fillestare, mollëzat bien dhe mjekra mblidhet. Gjithsesi, edhe për këtë ka zgjidhje!

Një teknikë e veçantë japoneze konsiston në masazhimin e fytyrës në një formë të tillë që kockat tona të shkojnë në pozicionin fillestar.

Cilat janë ato, i shihni më poshtë!

Para se të filloni procedurën, merrni një pasqyrë dhe masazhoni fytyrën me vaj. Do t’ju ndihmojë për t’i bërë lëvizjet më lehtë dhe pa acaruar fytyrën me duar. Mos harroni gjithashtu që fytyra të jetë e pastër.

1. Ngritja e mollëzave

Vendosini bërrylat në tryezë dhe bëni duart grusht si në foto. Vërini poshtë mollëzave dhe në anë të kundërt me pjesën e poshtëme të fytyrës. Muskujt duhet të jenë të relaksuar. Qëndroni për 5 sekonda në atë pozicion.

2. Punoni me ballin

Bëjini duart grusht dhe masazhoni pjesën e ballit duke filluar që nga mesi i tij. Rrëshqitni duart deri tek pjesa afër veshëve. Do ta ndjeni veten shumë herë më të qetë!

3. Merruni me zbutjen e mollëzave

Mbajini duart të lidhura kurse gishtin e madh drejt, sepse është ai që do t’ju duhet më së shumti për këtë ushtrim. Gishtin e madh të djathtë, vendoseni poshtë syrit të majtë, afër pjesës së hundës dhe përkëdhelni lehtë pjesën përreth mollëzave. E mira është që ky ushtrim të përsëritet të paktën 2 herë.

4. Zbutja e ballit

Pasi t’i keni bërë duart grusht, mbajini në këtë pozicion. Vazhdoni me këtë pozicion duke përsëritur uljen dhe ngritjen e duarve tek pjesa e ballit. Kjo ndihmon shumë në qetësimin e muskujve të fytyrës.

5. Hapja e syve

Mbyllini sytë dhe me dy gishta si në foto masazhoni pjesën e kapakut të syve dhe zonën sipër vetullës.

6. Punoni me pjesën e poshtme të fytyrës

Pasi t’i keni bërë duart grusht, përdorni gishtin tregues dhe atë të mesit për të masazhuar pjesën e poshtme të fytyrës deri në cepin e buzëve. Gjithsej, duhet të bëni 7 ose 8 lëvizje të tilla.

7. Përfundoni masazhin

Me mollëzat e gishtave nisni të prekni lehtë ballin tuaj për të vazhduar me mollëzat, pjesën poshtë dhe anët e qafës tuaj.

Çfarë përfitoni duke bërë këto ushtrime të paktën 1 herë në javë?

1. Fytyra juaj nuk do të ndihet më aq e lodhur.

2. Do të shihni që s’do të keni rrathë të zinj dhe bardhësia në fytyrë do shtohet.

3. Duke qenë se fytyra bëhet më elastike, edhe rrudhat më të thella do të eliminohen.

4. Gjaku do të qarkullojë më mirë dhe kjo ndikon në përmirësimin e lëkurës.

/Telegrafi/

The post E njihnit ushtrimin që na ripërtërinë për shtatë vjet? appeared first on Telegrafi.

Gjashtë ushtrime që duhet t’i dijë çdo femër dhe jo vetëm! (Video)

$
0
0

Nëse së fundmi keni sjellë një fëmijë në jetë ose e keni pjesë të planeve tuaja të ardhshme, sugjerohet të lexoni diçka më shumë rreth ushtrimeve fizike që do t’ju ndihmojnë në rikthimin e  formës së mëparshme trupore (ose më mirë akoma)

Duke mësuar shkurtimisht rreth 6 ushtrimeve çudibërëse, ju mund t’i sugjeroni të tjerëve një guidë të mirëmenduar aktiviteti fizik.

Fillimisht, le të sqarojmë diçka më tepër rreth kohës së përshtashme kur mund të filloni të stërviteni, pas lindjes. E mira është 12 javë pas ardhjes së fëmijës në jetë.

Së dyti, hiqni dorë nga ushtrimet sfilitëse dhe jo fort rezultatdhënëse. Si për shembull ky këtu:

Kështu, nisni me:

1. Urën

2. Anësoret

3. Tkurrje- tendosje mesi

4. Ngjitje mali

 5. ‘Squat’

6. Ulje- ngritje

Shënim: Çdo ushtrim të realizohet në 3 sete me nga 12- 15 herë. /Telegrafi/

The post Gjashtë ushtrime që duhet t’i dijë çdo femër dhe jo vetëm! (Video) appeared first on Telegrafi.

Afshet e menopauzës janë bërë të padurueshme? Kështu mund të lehtësoni këtë simptomë

$
0
0

Nuk ka asgjë me të cilën mund të krahasohet nxehtësia që e sjell menopauza

Ju mund të ndiheni si një akull i ftohtë dhe krejt papritur gjithë trupi juaj do të pushtohet nga një ngrohtësi mbytëse.

Këto simptoma janë më së shpeshti të lidhura me menopauzën në femra, por mund të ndodhin edhe tek meshkujt kur shoqërohen me kushte të tjera mjekësore, siç janë infeksionet dhe kanceret e caktuara.

Mjekët nuk e dinë se çfarë saktësisht shkakton ndezje të nxehta, përtej ndryshimeve komplekse hormonale.

Nëse jeni duke përjetuar këtë problem para se të kërkoni ilaçe për një zgjidhje, provoni një nga këto mjetet të provuara në shtëpi:

Tërshëra: Është plot me ushqyes. Kur gatuhet me fara liri dhe qumësht soje, kjo pjatë e mëngjesit mund të ndihmojë në parandalimin e nxehtësisë.

Avokado dhe salmoni. Yndyra është shumë e rëndësishme për bilancin hormonal. Ushqime të tilla si avokado dhe salmoni, të cilat janë të pasura me acide yndyrore, mund të ndihmojnë në balancimin e hormoneve, dhe kështu të parandalojnë nxehtësinë.

Omega-3 që gjendet në këto ushqime është provuar të jenë efektive në trajtimin e kësaj simptome të menopauzës.

Brokoli: Perimet e gjelbra përmbajnë një përbërje të njohur si sulforaphanes, e cila ndihmon në balancimin e estrogjenit dhe hormoneve të tjera.

Sipas “woman for woman” thonë se ngrënia e brokolit, dhe sidomos lakrës, mund të ndihmojë në reduktimin e frekuencës së nxehtësisë. Zarzavatet e gjelbra, kale, lakra, gjithashtu përmbajnë sulforaphanes. /Telegrafi/

The post Afshet e menopauzës janë bërë të padurueshme? Kështu mund të lehtësoni këtë simptomë appeared first on Telegrafi.

Disa mënyra si t’i mbani flokët gërshet si yjet dhe të dukeni gjithë stil (Foto)

$
0
0

Gërsheti është një prej modeleve të flokëve që nuk ikën kurrë nga moda. Mjafton të dini ta bëni e të gjeni modelin që ju shkon dhe do të dukeni gjithë stil pa shumë përpjekje

Gërshetat nuk kërkojnë shumë kohë dhe janë një prej modeleve të flokëve më praktikë për t`u mbajtur në përditshmëri.

Tani që vjen stina e verës gërsheti do t`ju shpëtojë jetën jo vetëm gjatë ditës, por edhe në plazh. Frymëzohuni nga VIP-at dhe modelet e mëposhtme për të gjetur atë që ju përshtatet.

Shay Mitchell

Njëra anë e kaluar pas veshit i shton pamjes një prekje të sofistikuar.

Laura Harrier

Gërsheta të vegjël që duan shumë durim dhe kujdes.

Selena Gomez

Gërshet stil punk, sipas mënyrës së Selena-s.

Camila Cabello

Dy gërsheta ‘french’ dhe balluke!

Ariana Grande

Nëse ju pëlqejnë gërshetat, po nuk ju shkojnë, ky model i Ariana Grande-s do t`ju ndihmojë të dukeni bukur pa hequr dorë nga gërshetat, sado të vegjël janë.

Herizen Guardiola

Për një stil më ‘boho’ mund t`i lini fundet e gërshetave të lirë.

Lilly Singh

Ky model me dy gërsheta kurrizpeshk është perfekti për në plazh për të mos u shqetësuar nëse flokët ju lagen.

Beyonce

Ka nevojë për koment?

Ciara

Një gërshet bishtpeshk i rrëmujshëm – gjithçka që ju duhet këtë verë.

Chrissy Teigen

Gërshet-kurorë!

/Telegrafi/

The post Disa mënyra si t’i mbani flokët gërshet si yjet dhe të dukeni gjithë stil (Foto) appeared first on Telegrafi.

Ju nuk ia keni idenë sa trëndafila duhen për një shishe Chanel No. 5

$
0
0

Chanel No. 5 s’është rastësisht ikonik

Është i vjetër, por i mirë, si puna e verës; shitet në një shishe të thjeshtë; ka një numër në emër, që është interesante; dhe çdo shishe ka nevojë për një numër qesharak trëndafilash.

Jo trëndafila dosido, trëndafila maji që rriten vetëm në këtë muaj dhe vetëm në qytetin e Grasse (Francë), kryeqytetin e parfumeve në botë, dhe që duhen mbledhur në një orë specifike të ditës.

“Trëndafili i majit çel në mbrëmje dhe lëshon aroma të ëmbla si mjalt e pikante” thotë Olivier Polge, parfumieri rezident i Chanel.

Kjo do të thotë që çdo mëngjes, për tre javë, mbledhësit punojnë dyshe-dyshe për të mbushur përparëset me lulet e sapoçelura të 50,000 bimëve trëndafili. Çdo mbledhës mbledh thuajse 5kg lule për orë (1kg trëndafila janë rreth 350 lule).

Më pas, trëndafilat transferohen nga përparëset në thasë bezeje me kujdes të jashtëzakonshëm që të mos shtypen. Në luftë kundër kohës, thasët peshohen para se petalet të shkrijnë nga nxehtësia. Pasi peshohen, lulet hapen në tabaka të mbivendosura, zhyten në tretës, trazohen dhe nxehen në temperaturë të lartë. Tretësi thith gjithë aromat që do të përdoren në parfumin final.

Pas ekstraktimit me tretës, formohet një dyllë i quajtur ‘beton.’ Magazinohet si të jetë thesar.

Nevojiten 400kg trëndafila për të nxjerrë 1kg dyllë. Më në fund, betoni transformohet në një lëng “absolut” që përdoret në formulimin e ekstraktit të Chanel No. 5.

Nëse doni të bëni më shumë llogari: 1kg dyllë prodhon 600g trëndafil absolut.

Rezultati final: Chanel No. 5 në duart tuaja. /Telegrafi/

The post Ju nuk ia keni idenë sa trëndafila duhen për një shishe Chanel No. 5 appeared first on Telegrafi.


Victoria Beckham zbulon sekretin e rinisë së përjetshme, nuk e imagjinoni dot çfarë është

$
0
0

Gruaja e David Beckham dhe ish-Spice Girls i ka mbushur 44 vjeç, por lëkura e saj duket se nuk ka ndërmend të plaket

Duke qenë një ikonë e modës së vërtetë, ajo na zbuloi trajtimin e saj të fundit për kujdesin dhe bukurinë e lëkurës së trupit dhe fytyrës: “Pini ujin e hënës së plotë” dhe për ta bërë këtë ajo zgjodhi një vendpushim luksoz me emrin Lanserhof Tegernsee të vendosur në Gjermani.

Quhet Mondquelle nga St. Leonhards Quellen, por ndryshe njihet si “uji i hënës së plotë”, sepse është shishe nga burimi i Bad Leonhardspfunzen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

Kjo pije ka shumë përfitime dhe ndihmon trupin të ruajë shëndet të mirë, ndërsa lëkurës i siguron rininë e përjetshme.

Gruaja e David Beckham donte të ndante fundjavën e saj të fundit në Instagram dhe tregoi idenë e “ujit të hënës së plotë” që duket të jetë eliksiri i rinisë.

Këtu është ajo çfarë lexojmë në përshkrimin e produktit: “Fizikanti Max Planck zbuloi se çdo gjë rezonon në këtë univers në frekuenca të ndryshme. Pionieri i bio-rezonancës Paul Schmidt ka përpiluar këto frekuenca të matura në Hertz për trupin e njeriut, organet e tij dhe gjendjet mendore dhe emocionale. Me pajisjet moderne të bio-rezonancës, ujërat tona kontrollohen rregullisht duke synuar frekuencat e tyre Hertz në mënyrë që ato të japin përfitim më të madh të mundshëm për trupin e njeriut”.

Shkurtimisht, Victoria Beckham iu nënshtrua një trajtimi të ri për lëkurën e saj bazuar në “ujin e hënës së plotë”, që është një shumëllojshmëri e monoksidit të hidrogjenit. Ky ujë kimik ndihmon për ta mbajtur trupin të shëndetshëm dhe lëkurën të freskët! /Telegrafi/

The post Victoria Beckham zbulon sekretin e rinisë së përjetshme, nuk e imagjinoni dot çfarë është appeared first on Telegrafi.

Dizajnet magjepsëse të thonjve që tregojnë histori

$
0
0

Ka shumë dizajne kreative për thonj, por disa artistë kanë menduar se thonjtë duken edhe më të veçantë kur bartin ndonjë histori.

Mjafton t’i shikoni disa prej këtyre dizajneve të thonjve dhe do ta kuptoni shprehjen se një foto vlen sa njëmijë fjalë.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa shembuj se si dizajni i thonjve mund të tregojë shumë pa pasur ndonjë shkronjë në ta.

View this post on Instagram

I got a bunch of stamping equipment from @bundlemonster a few days ago and here's one of the manis I created with them 😁 I kinda feel like this is "cheating", but stamping is actually very tricky to get a hang of 😅 Anyway, you can use my coupon code ✨ANELI✨ for 10% off bundlemonster.com (direct link in bio!) 😎 ~ I actually also free-handed the building on my ring finger with some black acrylic paint and my 'berry wine' nail art brush from @winstonia_store 🎀 You can get 10% off winstoniastore.com with my code ✨ANELI✨ ~ Follow me on snapchat (username: anelithatsme 👻) to see my nails before everyone else 😏 ~ Stamping plates used: BM-414 BM-S303 #bundlemonster ~ Polishes used: @bundlemonster 'noir black' Sally hansen 'kook-a-mango', 'peach of cake' Opi 'i just can't cope-akabana', 'matte topcoat' Essie 'good to go'

A post shared by Nails + Tutorials :3 (@ane_li) on

View this post on Instagram

Not too happy with this one.. 🙊

A post shared by Nails + Tutorials :3 (@ane_li) on

 

The post Dizajnet magjepsëse të thonjve që tregojnë histori appeared first on Telegrafi.

Si duhet t’i pastroni drejtuesit e flokëve dhe sa shpesh?

$
0
0

Shumica prej nesh nuk mund të jetojmë pa mjetet për rregullimin e flokëve.

Nuk ka gjë më të mirë sesa të bëheni gati për të dalë natën duke i rregulluar flokët pa asnjë të metë, transmeton Telegrafi.

Por, a jeni duke i kushtuar vëmendje drejtuesit të flokëve aq shumë sa jeni duke i kushtuar vëmendje flokëve?

Nëse jo, atëherë duhet ta bëni këtë.

Është shumë e rëndësishme t’i mbani pajisjet e flokëve të pastra – megjithëse shumë prej femrave nuk e bëjnë këtë.

Moe Harb, stilist i flokëve, thotë se drejtuesit e flokëve gjithmonë mbledhin produkte si vajrat e sprejit të flokëve dhe pluhur të përgjithshëm.

Kështu, ju patjetër se duhet të siguroheni që ato të jenë të pastra.

Ai rekomandon t’i pastroni pajisjet gjatë kohës kur ato janë të ngrohta – jo të nxehta – në mënyrë që çdo produkt i mbetur të hiqet lehtë.

Zakonisht janë dy lloje të drejtuesve të flokëve, nga qeramika dhe nga metali.

Varësisht nga çfarë përbëhet pajisja juaj, ju mund t’i përdorni produktet e pastrimit të kuzhinës dhe me ndihmën e një peshqiri të lagur t’i pastroni.

Megjithatë, eksperti rekomandon që të mos përdorni gërryese.

Derisa me ju me peshqir ta keni pastruar pajisjen, ajo duhet të jetë ftohur dhe ju thjesht e thani pastaj me peshqir ose me ndonjë letër.

Sidoqoftë, ju nuk keni nevojë ta përsëritni edhe aq shpesh këtë procedurë. Sipas Moe, pajisjet kanë nevojë të pastrohen vetëm një herë në tre muaj. /Telegrafi/

The post Si duhet t’i pastroni drejtuesit e flokëve dhe sa shpesh? appeared first on Telegrafi.

Ky truk me maskara do t’ju shndërrojë në divë glamuroze për vetëm tre sekonda

$
0
0

Kur një yll hollivudian dhe gjithsesi njëra ndër femrat më të bukura të botës trukun e vet e ndan me adhurueset e veta, dhe vetvetiu me të gjitha femrat e botës, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i hapim veshët dhe sytë.

Fjala është për Jessica Alba-n, aktore e cila fare pa grim duket tepër e bukur, por e cila për raste të veçanta dëshiron që të rregullohet gjithsesi.

Sekreti i saj është i lidhur me produktin pa të cilin shumica e femrave nuk dalin nga shtëpia, pra fjala është për maskaranë, transmeton Telegrafi.

E gjitha që ju duhet është maskara të cilën gjithsesi e përdorni, mirëpo tani duhet që ta përdorni në një mënyrë pak më ndryshe se sa që e keni bërë deri tani.

j

Në vend që këtë shkopth magjik ta kaloni nëpër qerpikë në mënyrë të qetë, përpiquni të kundërtën: mbani qetë brushën dhe drejt dhe kaloni qerpikët tuaj nëpër të!

Jessica kështu vë maskara për shkak që mendon që për duart jostabile ky produkt kryesisht i zi mund të lyhet nëpër kapakë të syve dhe përreth, mirëpo kur mbani brushën në vend (pa e lëvizur) – mund të arrini shumë më tepër nga ky produkt i adhuruar për grim.

Me fjalë të tjera, lërini qerpikët të bëjnë punën e vet! /Telegrafi/

The post Ky truk me maskara do t’ju shndërrojë në divë glamuroze për vetëm tre sekonda appeared first on Telegrafi.

Për zbardhje të lëkurës dhe flokë të shndritshme, përdorni lëvore të patateve

$
0
0

Të gjithë e dimë se patatet janë të mbushura me vlera të ndryshme ushqyese, si me vitaminë B dhe C, e këto ndikojnë në parandalimin e rrudhave dhe në mënyrë të drejtpërdrejt e zbardhin tonin e lëkurës.

Por a e dini se edhe lëvoret e patateve sjellin përfitime të ndryshme? – transmeton Telegrafi.

Lëvorja e patates për trajtim të flokëve

Lëvoret e patateve mund të ndihmojnë në shndritjen e flokëve dhe në rritjen më të shpejtë të tyre.

Direktivat: Përzieni në blender lëvoret e patateve dhe lëngun e fituar aplikojeni në skalp. Bëni masazh flokëve për pesë minuta dhe lëreni ashtu për 15 minuta tjerë. Pastroni flokët me ujë të nxehtë.

Lëvorja e patates për zbardhje të lëkurës.

Nëse nuk e kuptuat deri tani, është mirë të mos i hidhni lëvoret e patateve por t’i përdorni për qëllime bukurie. Në fakt, lëvoret e patateve mund t’i përdorni edhe për zbardhjen e lëkurës.

Direktivat: Pjesën e brendshme të lëvoreve fërkojeni në lëkurë. Për ta shpejtuar procesin, mund t’ia shtoni lëvores pak lëng limoni dhe lëreni lëngun të qëndrojë në fytyrë deri sa të thahet. Pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohët. /Telegrafi/

The post Për zbardhje të lëkurës dhe flokë të shndritshme, përdorni lëvore të patateve appeared first on Telegrafi.

Viewing all 4140 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>